Radio Jug

[

Listen Live

]

Radio-Televizioni “Jug” u krijua me një synim të caktuar në fushën e masmedias per të sjellë një zë origjinal, krejtësisht ndryshe dhe për të plotësuar një vakum mediatik që kishin lënë pas mediat elektronike në rajonin e Fierit. Me një ndërmarrje të guximshme administratori i saj Edmond Sulejmani synon të sjellë tek audienca nëpërmjet stafit të përzgjedhur profesionalisht dhe tejet e përkushtuar në drejtim të teknologjisë dhe stafit mediatik, një programacion të larmishëm, krejtësisht të pavaruar nga politika shqiptare, një zë autokton ku çdo ... See more

Fier FM|91.0
Radio-Televizioni “Jug” u krijua me një synim të caktuar në fushën e masmedias per të sjellë një zë origjinal, krejtësisht ndryshe dhe për të plotësuar një vakum mediatik që kishin lënë pas mediat elektronike në rajonin e Fierit.

Me një ndërmarrje të guximshme administratori i saj Edmond Sulejmani synon të sjellë tek audienca nëpërmjet stafit të përzgjedhur profesionalisht dhe tejet e përkushtuar në drejtim të teknologjisë dhe stafit mediatik, një programacion të larmishëm, krejtësisht të pavaruar nga politika shqiptare, një zë autokton ku çdo person pavarësisht nga mosha të gjejë hapësirën e tij. Radio “Jug” do të sjellë edhe shqetësimet e përditshmërisë sonë të të gjithë dëgjuesve pavarësisht shtresës sociale, krahinës, etnisë apo fesë së tij.

Radio “Jug” ka filluar transmetimin e saj në frekuencën 91mhz në datën 28 qershor 2009, dhe vijon suksesshëm në tregun mediatik shqiptar, me synimin për të qenë jo vetëm një radio e rajonit tonë, por edhe e jugut të Shqipërisë me synimin e së ardhmes sonë për të qenë një radio kombëtare.
© LogFM.com, 2009-2024 (2024-04-05,08:10:34)